‘Përhapja e variantit XBB1.5’/ Shapo: Pseudonimi i tij ‘kraken’! Përhapet jashtëzakonisht me shpejtësi

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, specialist i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo ka folur për variantin e ri i Covid 19 dhe alarmin e ngritur nga OBSH.

Sipas doktor Shapos, varianti XBB1.5 është një mutacion i Omicron dhe ka një përhapje jashtëzakonisht më  të shpejtë, pasi dhe pseudonimi i tij është ‘kraken’ që do të thotë një monstër deti, një oktapod.

Shapo: Emërtimet sa vijnë dhe komplikohen por këtij mutacioni i është vendosur pseudonimi ‘kraken’ një monstër deti. Ky është varianti më i ri i Omicron. Edhe pse vaksinimi ka ecur mirë në të gjithë botën, gjejmë një variant të tillë të ri që fatkeqësisht ka një përhapje jashtëzakonisht më shpejtë sidomos në ShBA. Ky variant ka një avantazh që çdo lloj mutacioni i sipërfaqes virale ky të anashkalojë barrierën imunitare që nga infeksionet që kalojnë në popullatë përfshi edhe vaksinën bivalente që është së fundmi në Britaninë e Madhe.

Në ShBA në këtë moment një në katër persona është i infektuar. Në Britani ka ardhur më vonë dhe kemi një prekje diku te 4-5%. Jemi duke kaluar një periudhë virozësh dimërore që në Britani i është vënë emri ‘flunami’ një shprehje e theksuar e infektueshmërisë nga virozat e gripit stinor. Ky XBB1.5 është parë në Itali, Francë, Spanjë Gjermani Australi në Iralndë dhe në plotë vende të tjera. Është nga ato variante që tregon vërtetë tentakula dhe shpejtësi por në sensin e rrezikshmërisë ka treguar rrezikshmëri në moshat 65-70 + vjeç ku ka dhënë dhe rritje të shtrimeve spitalore.