VIDEO-SYRI TV/ Vendi në krizë ekonomike, Rama njofton ndërtimin e 3 stadiumeve të reja

Ndërsa vendi ndodhet në një krizë ekonomike për shkak të rritjes së ccmimeve, prioriteti I qeverisë Rama për vitin  2023, nuk është mbështetja sociale, ndaj kategorive në nevojë, por investimet në fushën e sportit e teknologjisë.

Për të dytën ditë radhazi, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar, në një analizë të 12 muajve të shkuar dhe  prioritetet e vitit 2023, duke njoftuar se brenda pranverës, do të nisë puna për ndërtimin e tre stauiumeve të reja, përmes konkurseve ndërkombëtare, në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Një tjetër prioritet i qeverisë do të jetë investimi në fushën dixhitale, teksa kryeministri përmes postimeve në rrjetet sociale, njoftoi se do të ndërtohen 984 laboratorë smart, hyrja në mësimin e gjuhës digjitale do bëhet që në klasën e parë ndërsa  nga program I kodifikimit për këtë vit  do të përfitojnë 1200 të rinj.

I vetmi program që parashikon një mbështetje ndaj pensionistëve apo shtesave të tjera në nevojë, është mbledhja e taksës nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Rama njoftoi se kësti i parë i kësaj takses do të mblidhet në prill dhe do të shërbejë për të mbështetur pensionistët apo kategori të tjera në nevojë, por pa dhënë asnjë detaj se në çfarë mase do të përfitojnë pensionistët nga ky këst.   

Mbledhja dy ditore e qeverisë Rama, u fokusua në analizën e  punës së 12 muajve të shkuar, ndërsa të gjithë ministrat raportuan mbi objektivat e vitit që lamë pas dhe prioritetet për vitin që sapo ka nisur.

Kryeministri, i cili zgjodhi të bënte edhe rolin e kryeredaktorit, duke publikuar vazhdimisht, lajmet nga  diskutimet e qeverisë, përmes postimeve në rrjetet sociale, e cilësoi këtë mbledhje maratonë si një mundësi për reflektim të dobishëm, në çdo sektor. 

Ditën e premte, do jetë, radha e drejtuesve politike të qarqeve, të raportojnë për situatën e Partinë Socialiste, në terren, në një mbledhje të foksuar të përgatitja e socialistëve për fushatën dhe zgjedhjet elektorale të  14 majit.