SYRI TV/ 22 mijë të punësuar më shumë në administratë, PD: Edi Rama do të marrë zgjedhjet me dhunë

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë akuzuan qeverinë socialiste se ka fryrë administratën për qëllime elektorale.

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi denoncuan praktikat që janë ndjekur nga mazhoranca socialiste për punësimin e qytetarëve, si dhe theksuan se Rama do që të marrë me dhunë zgjedhjet e 14 majit.

Opozita ka akuzuar mazhorancën socialiste se ka fryrë administratën me qëllim manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve. Nga selia blu zëdhënësja e PD-së Floriana Garo denoncoi këtë praktikë të qeverisë, si dhe theksoi se çdo vend i ri punë i hapur nga Edi Rama është bërë vetëm për të marrë me dhunë zgjedhjet e 14 majit.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Lirisë, Tedi Blushi duke iu referuar shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, akuzoi Edi Ramën se po shkatërron buxhetin e shtetit.

Sipas Instituti i Statistikave nga viti 2014 në sektorin publik janë shtuar rreth 22 mijë punonjës.