‘Tirana, e fundit nga Europa për cilësinë e jetës’/ Këlliçi: Meritë e Veliajt që lufton për 3 mandate
Deputeti i PD-së dhe njëherazi kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka reaguar pas renditjes së Tiranës të fundit në Europë për cilësinë e jetës.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘kjo është renditja botërore nga Numbeo, ku shihet se Guatemala dhe Nairobi i Kenias qëndrojnë më lart, si dhe qyteti Dnipro në Ukrainën e shkatërruar nga lufta ka cilësi jete më të mirë se Tirana’.
Sipas Këlliçit, ‘meritë të padiskutueshme për këtë arritje ka Bashkia Tiranë dhe Veliaj që lufton për 3 mandate pushtet’.
Postimi i plotë:
Tirana, e fundit nga Europa për cilësinë e jetës.
Kjo është renditja botërore nga Numbeo, ku shihet se Guatemala dhe Nairobi i Kenias qëndrojnë më lart.
Qyteti Dnipro në Ukrainën e shkatërruar nga lufta ka cilësi jete më të mirë se Tirana.
Meritë të padiskutueshme për këtë arritje ka Bashkia Tiranë dhe Veliaj që lufton për 3 mandate pushtet.Edhe 4 muaj humbje kohe.
Më 14 maj #FitojmëTiranën!