Do publikohej më 10 janar, libri i Princ Harry del aksidentalisht në shitje në Spanjë

Libri i kujtimeve të Princit Harry 'Spare' ka dalë aksidentalisht në shitje në Spanjë me klientët në gjendje të marrin në dorë kopje, pavarësisht datës së publikimit të caktuar në 10 janar me masa të rrepta.

MailOnline ka arritur të marrë kopje të librit bombë në Spanjë këtë mëngjes. 

Një klient më herët tha se ata morën dy botime, të përkthyera në spanjisht, për 22,90 € pasi një fragment shpërthyes u zbulua gjithashtu nga The Guardian.

Libiri titullohet 'En La Sombra' në spanjisht, i cili në shqip përkthehet 'Në hije', me 'Príncipe Harry' në krye të kopertinës. 

Brenda raportohet se i dedikohet gruas, fëmijëve dhe Dianës, duke thënë "Para Meg, Archie y Lili... y, për supuesto, mi madre" - që do të thotë "për Meg, Archie dhe Lili... dhe sigurisht për mamin tim'. 

Një klient i tha The Sun se ishin 'tronditur' kur panë kopje në shitje në Spanjë.  

"Ata nuk dukej se e dinin se sa e madhe ishte kjo - ata nuk janë aq të profilit të lartë këtu," tha klienti, i cili dëshironte të mbetej anonim. 

"Duhet të ketë qenë një lloj gabimi."

Burimet botuese kishin thënë se aranzhimet për publikimin e kujtimeve 'shpërthyese' të Harry-t ishin të ruajtura dhe menaxhoheshin me detaje të vogla, me vetëm një pjesë të vogël të drejtuesve të lartë të vetëdijshëm për detajet e sakta.