Kamionët dëmtojnë rrugën, banorët e lagjes Demokracia në Mamurras dalin në protestë

Banorët e Lagjes Demokracia në Mamurras, janë mbledhur sot në protestë kundër kamionëve që kalojnë përmes lagjes.

Këto mjete të rënda, të cilat kalojnë orar e pa orar, nuk janë vetëm shqetësim për banorët, por kanë filluar të dëmtojnë edhe një pjesë të caktuar të segmentit rrugor që është i shtruar me asfalt.

Banorët janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga protesta derisa të marrë zgjidhje problemi.

"Rruga është problem i madh pasi nuk mundet të dalim nga shtëpia nga zhurmat dhe shkatërrimi i saj. Ne do të qëndrojmë çdo ditë në protestë deri sa të ikin kamionët, ose ata këtu ose ne. Firmat kanë shumë mundësi ekonomike dhe duhet që të ndërhyjnë në rregullimin  e rrugës me asfalt. Rruga është e shtruar me zhavorr dhe duke kaluar kamionë me tonazh të rëndë janë bllokuar të gjitha kanalizimet." U shprehën banorët.