Bekim Mema: Qeveria dhe Benet Beci tentojnë të vjedhë investimet e BE-së, asnjë mbështetje për Shkodrën

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ishte Specialisti pranë Drejtorisë së Planifikimit Strategjik, Bekim Mema ku foli për projektet e Bashkisë Shkodër dhe mungesën e financimeve nga qeveria.

Mema u shpreh e të gjitha projektet strategjike janë investime që u financuan nga partnerët ndërkombëtar duke përmendur Bashkimin Europian, Bankën Botërore të cilët ndërtuan rrugën e Thethit dhe Qendrën e Shirokës.

Sipas tij sot përfaqësues të qeverisë duan që ta shesin si një punë të tyre ku prej vitit 2015 ata nuk kanë kryes asnjë investim në këtë qytet por vetëm janë mjaftuar me disa investime të vogla që nuk ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

"Në Shkodër e cila të gjitha investimet strategjike i ka bërë me fondet e partnerëve ndërkombëtar sot po tentohen të shiten si investime të qeverisë kjo mbështetur edhe nga Benet Beci, deputet i Shkodrës.

Bashkia e Shkodrës ka që në vitin 2015 ka zhvilluar një strategji zhvillimi në të cilën janë të mirë përcaktuar një sërë projektesh për investime të mëdha dhe nuk janë mbështetur asnjëherë nga qeveria.

Duke parë këtë mungesë të mbështetjes bashkia me punën e saj të vazhdueshme është mbështetur te partnerët e bashkimit europian, Bankës Botërore dhe duke përmendur disa projekte si rruga e Thethit dhe qendra e Shirokës.

Pavarësisht pjesë së investimeve që janë realizuar nga qeveria që në vetvete nuk janë investime strategjike por të gjitha investimet e mëdha që ndihmojnë qytetin janë bërë nga partnerët.

Nga shteti shqiptar në 5-vjetët e fundit kemi pasur një mbështetje shumë mediokre.

Në rrugën e Thethit që është ndërtuar me fondet e BE-së kanë ardhur përfaqësues të qeverisë për të marrë meritat edhe pse nuk kanë hedhur asnjë cent, këtu duke përmendur edhe deputetin Benet Becin. Beci ka qenë dhe drejtues i KESSH dhe shumica e zonës së veriut kur ai drejtonte ishte në një errësirë totale. Të gjithë njerëzit e kanë kuptuar se si qeverisin këta dhe diskriminimin që i bëjnë zonave të caktuara."