Çmenduria e re e pagava në Bruksel, Von der Lyen tani merr 1000 euro në ditë

50.000 punëtorët në BE po fërkojnë duart pasi brenda gjashtë muajve po përgatiten të marrin një rritje të dytë të pagës: të ardhurat e tyre do të rriten me 7% , siç shkruan gazeta gjermane "Bild" , duke theksuar pagën e kreut të Komisioni Evropian.

“Ursula von der Leyen do të paguhet 1000 euro në ditë ”, shkruan gazeta në titull.

Edhe pse zyrtarët e BE-së tashmë kanë bërë... një pasuri, ka një rregullim automatik të pagave të tyre për shkak të rritjes së kostos së jetesës, siç shpjegon botimi gjerman.

Për këtë arsye, pagat e tyre janë rritur që nga mesi i vitit të kaluar me 2.4% krahasuar me fillimin e janarit 2022.

Rritja e re do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga korriku, thuhet në publikimin përkatës.

Rrjedhimisht, paga bazë e presidentes  64-vjeçare të Komisionit do të rritet me 2044 euro krahasuar me vitin 2021, duke arritur në 31250 euro.

Ursula mund të mburret edhe si kryetarja e parë e Komisionit Evropian, me një pagë që kalon 30 mijë euro.

Në bazë të rritjes së re, von der Leyen do të fitojë 1000 euro në ditë dhe së bashku me kompensimin për udhëtime jashtë vendit, paga e saj mujore do të arrijë në 36,000 euro.

Nga ana e tyre, komisionerët e BE - së do të marrin 1667 euro shtesë me pagën e tyre prej 25.475 euro.

Në të njëjtën kohë, shtesat e 705 eurodeputetëve do të rriten me gati 700 euro , duke arritur në 10,495 euro në muaj dhe për herë të parë do të tejkalojnë 10 mijë euro.

Por nëpunësit civilë të Parlamentit Europian do të kenë edhe... bonusin e tyre.

Paga bazë më e ulët e një punonjësi në Parlamentin Evropian do të rritet me 214 euro , duke arritur në 3272 euro dhe më e larta me 1483 euro duke arritur në 22646 euro.