Prapaskena/ Ronaldo ndan rrugët me Mendes pas 20 vitesh, një fjali ka prishur raportin e lavdishëm

“Pas 20 vitesh partneritet, Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes nuk punojnë më bashkë. Intervista shpërthyese e Cristiano-s me Piers Morgan ishte një pikë kthese dhe sinjalizoi fundin e marrëdhënies së tyre” Lajmi u be i ditur sonte nga Publico portugeze.

Ajo shpjegon se futbollisti i Al-Nassr ka bere intervisten me Morgan pa komunikuar fare me agjentin e tij dhe ne padijeni te plote duke e futur edhe ne telashe me Manchester United, klub me te cilin ka raporte te shkelqyera.

Vec kesaj, Ronaldo ka refuzuar te gjitha klubet qe i ka derguar Mendes dhe ka injoruar keshillat e superagjentit duke biseduar personalisht me sauditet per te rene dakord, aq sa edhe komisioni prej 30 mln eurosh ka shkuar per nje tjeter avokat te zgjedhur nga CR7.

Marrëveshja monstruoze që solli Cristiano Ronaldon në Al Nassr në Arabinë Saudite nuk mban firmën e super agjentit Jorge Mendes. Ish-ylli portugez i Juventusit, pas shkëputjes me Manchester United, filloi të punonte i vetëm për të ardhmen e tij ose më saktë, jo më me avokatin historik, por me një asistent të ri, po ashtu historik, por gjithmonë larg kontratave dhe nënshkrimeve të rëndësishme.

Është, zbulon The Athletic i Ricardo Regufe, i përcaktuar sot si krahu i djathtë i CR7, por lidhja e të cilit lindi në fillim të viteve 2000 falë punës së tij me ekipin kombëtar portugez ndërsa ishte nën kontratë me Nike. Në fakt, ishte ai që negocioi me Manchester United për përfundimin dhe konsiderohet si “komerciali” i Cristiano-s, ai që kundër dëshirës së Jorge Mendes, e bindi Ronaldon të publikonte intervistën shumë të gjatë me Piers Morgan.

Gjithçka ka lindur, raporton Publico në Portugali, nga vera e kaluar kur Ronaldo donte t’i thoshte lamtumirë Manchester United për një klub të Champions League dhe me një pagë minimale të garantuar prej rreth 5 milionë (dhe pjesën e mbetur e paguan Djajtë e Kuq). Mendes nuk arriti t’i sjellë atij një ofertë konkrete dhe e bindi të qëndronte në Mançester dhe të luante letrat me Ten Hag, por divorci filloi që aty.

Ronaldo ka qene i terbuar per paaftesine e Jorge Mendes per t’i kerkuar dhe gjetur ekip aq sa me pas i ka thene se “nuk kam nevoje per nje agjent qe me gjen ekip vetem kur jam ne kulmin e formes dhe karrieres time”, thuhet te Publico…