Vizita e parë në SPAK/ Yuri Kim vazhdon sjelljen prej guvernatoreje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi mëngjesin e kësaj të enjteje, një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se ajo zhvilloi një takim me kreun e Spak Altin Dumani, si dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme.

Kjo është vizita e parë e Kim në Prokurorinë e Posaçme që pas zgjedhjet të kreut të ri të saj, Altin Dumani, në muajin dhjetor.

Kujtojmë se Kim luajti një rol aktiv në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku monitoroi vetë nga afër procesin e mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kjo sjellje e Kim është kritikuar ashpër jo vetëm nga opozita shqiptare.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka quajtur vazhdimisht këtë si një sjellje prej guvernatoreje.