Saimir Korreshi: Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë bordin e ushqimeve dhe naftës, janë skemë vjedhje nga qeveria

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në 'Kafe Shqeto' në Syri.Tv ishte deputeti i Partisë Demokrati në  Lushnjë, Saimir Korreshi. Korreshi është shprehur se Gjykata Kushtetuese ka marrë bë shqyrtim kundërshtinë padinë e deputetëve të opozitës për të shfuqizuar vendimet e bordit të ushqimeve që janë vendosur nga qeveria.

Korreshi ka theksuar se bordi i naftës dhe ushqimeve janë mekanizma të përdorur nga qeveria që të mbushi buxhetin dhe të minimizojë atë gropën e madhe që është hapur nga vjedhjet pa kriter.

"Është pranuar për shqyrtim edhe vendimi  i bordit për rritjen e naftës. Ky bord jo vetëm nuk ka funksionuar por ka rritur problematikat në treg, në produktet e shportës, sot në raport me rrogat që marrin njerëzit ka pasur një disbalancë të jashtëzakonshme pas rritjes së çmimeve.  Shqiptarët sa dëgjojnë që do të ketë krizë dynden në dyert e dyqaneve si ndodhi me mbarimin e miellit disa kohë më parë pas lajmeve të krizës së luftës në Ukrainë.

Kësaj situatë krize qeveria për të rregulluar borxhet e veta në buxhet ka ngritur bordin e ushqimeve dhe naftës që janë antikushtetuese, duke filluar që nga neni 101 të saj për sa i përket urgjencës.

Ne duhet ti përmbahemi hierarkisë së ligjeve të vendit por edhe të respektojmë normat ndërkombëtare si ajo e MSA-së që garanton konkurencën e lirë.

Mekanizmat janë komisionet parlamentare për sa i përket buxhetit dhe akteve konkrete si ngritja e satelitëve. Përveç kuvendit nuk ka asnjë mundësi që të ndalohen këto abuzime, sepse kemi parë që lukset e shfrenuar të ministrive me kërkesa absurde po kalohen vetëm me votat e maxhorances.

Shteti shqiptar kërkon pronarët e incenaratorëve që ti japë lekë akoma dhe jo që ti arrestojë dhe ti dërgojë përpara ligjit.

Ligji sa i përket tregut të hidrokarbureve përcakton që një kompani që të përfitojë liçencën duhet që të ketë rezervë 90 ditë. Ndërsa këtu nafta sa operon në bursë atje për tu rritur rritet dhe këtu direkt, ndërsa sa herë ulet në bursë këtu nuk ndikon. Pra këtu është një abuzim i madh që nuk është parë në asnjë vend të botës."