VIDEO/ Zjarr i madh në një fabrikë në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë në Elbasan dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi janë ngritur në qiell.

SYRI TV mëson se po digjet një fabrikë e prodhimit të dyshekëve. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale. 

Gazetari Migen Sejdini njoftoi se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga linja e amortizuar elektrike ose nga luhatjet e tensionit. Gjithsesi, situata do të vlerësohet nga ekspertët nëse fjala është për aksident apo zjarrvënie.

Në afërsi ka biznese të tjera, por ato nuk rrezikohen. Zjarrfikësit kanë filluar punën, por nuk po mundin t’i shuajnë flakët pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha.