'Kam 5 mijë paund borxh, do më vrasin', shqiptari dënohet me burg për trafik droge në britani

Renato Zykaj, 23 vjeç, një emigrant ilegal nga Shqipëria është burgosur pasi u kap nga policia në një fermë kanabisi në Oldham të Anglisë. Zykaj është dënuar me nëntë muaj burg në pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Ai u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë ku kujdesej për bimët e kanabisit. Oficerët sekuestruan gjithsej 79 bimë nga kati përdhes, kati i dytë dhe papafingo dhe gjetën pajisje për kultivimin e kanabisit duke përfshirë edhe plehun e posaçëm. Shtëpia ishte e pajisur me sisteme ndriçimi, ngrohje dhe ajrimi.

Vetë Zykaj tregoi në gjykatë kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale në prill të vitit 2021 duke marrë 5 mijë paund borxh nga një tjetër shqiptar. Ai tha se punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin pasi shqiptari tjetër e kërcënonte se do ta vriste nëse borxhi nuk shlyhej. Ndërsa 300 £ në javë ia jepnin për të jetuar.