‘Varianti i ri i Covid’/ Vasili-qeverisë: Boll më me propagandë! Shqiptarët i kanë paguar me jetë gabimet

Deputeti i PL-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa në lidhje me situatën pandemike të shkaktuar nga varianti i ri i Covid i quajtur zyrtarisht XBB.1.5 i cili është në qarkullim në disa shtete dhe ka fuqi infektuese mjaft të lartë.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili kërkon që Komiteti i Ekspertëve të adaptojë masat që kanë marrë Italia, ShBA-ja e të tjera shtete për udhëtarët që vijnë nga Kina ku edhe aktualisht ka me qindra milionë të infektuar.

Postimi i plotë:

Covid kerkon vleresim serioz profesional, boll më me klishe propagande empirike!

Dukshem situata e COVID ne bote ka pesuar nje ndryshim te forte ne kahun negativ.

Situata ne Kine ka dimensionet e verteta te nje Pandemie dramatike ne kuptimin me te plote te fjales.

As fuqia organizative dhe as ajo mjeksore e Kines nuk ja ka dale dot te kontrolloje kete situate kaq te rende ku ka qindra milion te infektuar dhe dhjetra mijra humbje jete.

Bashkimi Europian ka adaptuar masen e kerkimit te tamponeve per te gjithe udhetaret, qe vijne nga Kina.

Nënvarianti i fundit i COVID një tjetër spinoff i Omicron i quajtur zyrtarisht XBB.1.5 - eshte ne qarkullim ne disa shtete dhe ka fuqi infektuese mjaft te larte dhe tendence per te mos u kontrolluar nga antitrupat dhe nga subjektet e vaksinuar.

Kohe me pare kam kerkuar publikisht qe autoritetet shendetesore shqiptare te merrnin masa ne kohen e duhur pas kufizimeve per udhetaret qe vendosi Italia, SHBA etj etj.

Komiteti i Eksperteve per fat te keq me nje vleresim siperfaqsor u mjaftua me arsyetimin se BE nuk kishte marre nje mase te tille.

Cdo vend vlereson kapacitetet e tij risqet dhe mundesine e perballimit te te situatave pandemike ndaj edhe Komiteti i Eksperteve duhej te thellohej e te analizonte me shume skrupulozitet situaten..

Aktualisht po ti referohemi psh.dates 3 janar ne Shqiperi jane bere rreth 85 testime kjo do te thote se mundesia e njohjes reale te situates jane thuajse zero.

Ndaj perseris thirrjen qe Qeveria permes Ministrise se Shendetesise te vepfoje me pergjegjshmeri dhe profesionistet te thone fjalen e tyre bazuar mbi shkencen dhe te dhenat objektive qe lidhen me realitetin shqiptar.

Boll më me klishe propagande!!

Atje ku perbuzet shkenca mjeksore triumfon semundja dhe fatalitet e lidhura me te.

Shqiptaret i kane paguar me jeten dhe shendetin e tyre pasojat e gabimeve te renda teadministrimit nga qeveria te Covidit ne vitet qe 2020-2022.

Ndaj reflektoni shpejt dhe tani!