E papritur, Bayern Munich arrin marrëveshjen me lojtarin holandez

Futbollisti holandez Daley Blind do të transferohet tek gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich.

Lajmi është raportuar nga gazetari sportiv Fabrizio Romano. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Romano ka zbuluar se ata kanë arritur një marrëveshje.

Rikujtojmë që holandezi u largua nga Ajax në fund të dhjetorit dhe tashmë është gati për një aventurë të re. Edhe pse mori disa oferta nga klube të tjera, duket se nuk i ka bërë ballë propozimit të bavarezëve.