Vietnam/ Ra natën e ndërrimit të viteve teksa po kërkonte për skrap, vdes brenda në pus 10-vjeçari

Në Vietnam , një djalë 10-vjeçar, i bllokuar për katër ditë në një pus të thellë 35 metra ka humbur jetën.

Ekipet e shpëtimit kaluan gati 100 orë pa sukses duke u përpjekur të nxirnin djalin e quajtur Nam.

Pusi ndodhet pranë një kantieri ndërtimi në provincën Mekong Delta.

 Aksidenti në Vietnam ndodhi në natën e Vitit të Ri: i vogli Thai Ly Hao Nam ishte pranë një kantieri ndërtimi ure në provincën Delta Mekong, ku po kërkonte skrap me miqtë, kur ra në një tubacion betoni vetëm 25 centimetra të gjerë dhe 35 metra të thellë. 

Menjëherë pasi rrëshqiti brenda, djali i vogël bërtiti i dëshpëruar për ndihmë dhe ekipet e shpëtimit ndërhynë pothuajse menjëherë, por tashmë të hënën ekipet e emergjencës nuk morën më shenja jete pavarësisht se kishin pompuar oksigjen në pus për të ndihmuar djalin të merrte frymë.

Me ndihmën e pajisjeve speciale, shpëtimtarët vazhduan për ditë të tëra duke u përpjekur të lironin tokën rreth tubacionit në mënyrë që të mund të tërhiqej lart me një vinç. Fatkeqësisht pa mbërritur në kohë.

 Një ekip mjekësh vendas dolën në përfundimin se foshnja vdiq për shkak të faktorëve të ndryshëm. Vendi i përplasjes, thellësia e kraterit, kohëzgjatja e përpjekjeve të shpëtimit dhe lëndimet e mundshme të pësuara gjatë rënies ishin fatale.

Autoritetet kishin pranuar se operacionet për gjetjen e trupit ishin mjaft të vështira.