Ambasada e SHBA pëlqen postimin e Vuçiçit kundër njohjeve të Kosovës
Një postim nga një media serbe, ku flitej për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, ishte pëlqyer nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë.
Por pëlqimi në postim, siç duket, është hequr menjëherë nga zyrtarët amerikanë, raporton Nacionale.
‘Like”-u i ShBA-së në postimin e mediumit serb, ku Aleksandër Vuçiç fliste për tërheqjen e njohjeve të Kosovës tashmë është hequr nga zyrtarët amerikanë.
“Vuçiç renditi nëntë shtetet që tërhoqën njohjen e Kosovës së vetëshpallur”, mban titullin artikulli i pëlqyer nga profili zyrtar i ambasadës amerikane në Kosovë.
Sipas Vuçiç, janë nëntë vende që e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Ai i ka publikuar edhe emrat e tyre.
Në anën tjetër, kanë filluar menjëherë reagimet e kosovarëve ndaj ambasadës amerikane.
Një prej tyre është edhe ai i deputetit të VV-së, Armend Muja.