Vendi i parë që pranoi propozimin e çuditshëm të Infantinos për të emëruar stadiumin me emrin Pele

Në përkujtimin e Edson Arantes do Nascimento Pele, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, propozoi që çdo shtet të emërojë të paktën një stadium sipas kësaj legjende dhe tani është shfaqur vendi i parë që i është përgjigjur këtij propozimi të çuditshëm.

Infantino sugjeroi që në shenjë respekti ndaj legjendarit brazilian Pele, i cili vdiq në fund të vitit 2022 në moshën 83-vjeçare pas një beteje me kancerin, të emërtohen stadiume në mbarë botën dhe një në çdo vend.

Gjithsesi, me respektin e madh për një legjendë të tillë, shumë e cilësuan këtë propozim si të çuditshëm, por është e sigurt që disa vende do t'i përgjigjen veprimit të Infantinos. Më saktësisht, disa tashmë janë.

 

Vendi i parë që vendosi të emërojë një stadium me emrin Pele ishte Cepe Verde (vend ishullor në Oqeanin Atlantik).

Kryeministri i Cape Verde Ulisses Correia e Silva konfirmoi se Estadio Nacional de Cabo Verde, i cili ka një kapacitet prej 15,000 vendesh dhe pret ekipin kombëtar të vendit, do të emërohet Stadiumi Pele për nder të legjendës së futbollit botëror.

“Si nderim dhe mirënjohje për këtë personazh që na bëri të gjithëve të mëdhenj, paraqes aksionin për të emëruar stadiumin tonë kombëtar Stadium Pele. Shpresoj që më shumë vende të ndjekin propozimin tonë”, ka shkruar Silva në Facebook.