Pamje dramatike: Makinat e bëra copa-copa pas aksidentit me tre viktima

Mëngjesin e sotëm u hoqën nga rruga makinat e përfshira në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga SYRI TV, makinat janë të shkatërruara, gjë që tregon edhe përplasjen e fortë që u mori jetën dy vëllezërve, Kujtim dhe Murat Istrefit, si dhe bashkëshortes së njërit prej viktimave (Kujtimit) Lulzime Istrefi, 46 vjeçe.

Njëri prej banorëve të zonës tregon se pasi kishte marrë vesh për aksidentin, ai së bashku me dy persona të tjerë kishin shkuar për t’u përpjekur të ndihmonin, por nuk kishin arritur të bënin gjë për personat që ndërruan jetë.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është në ndërtim. Në natën e ndërrimit të viteve, po në aksin Bulqizë-Maqellare, shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik mbrëmjen e sotme, ndërroi jetë edhe 24-vjeçari Yllson Tasha.

Viktimat:
1. Kujtim Istrefi (Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)
2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)
3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)

Të plagosur:
1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër