CR7 mund të ribashkohet me ish-kolegun e tij të Juventusit, Al Nassr shënjestron mesfushorin kolumbian

Klubi i ri i Cristiano Ronaldos , Al Nassr, po synon ish-kolegun e CR7, Juan Cuadrado, sipas raportimeve.

Pasi e ka ngritur dukshëm profilin global të klubit me marrjen në skuadër të superyllit 37-vjeçar me një kontratë prej 175 milionë funtesh në vit , Al Nassr thuhet se është i prirur të përfitojë nga buja duke rekrutuar më shumë lojtarë të profilit të lartë nga ligat kryesore të Evropës në janar.

Mesfushori i Juventusit, Cuadrado, i cili luajti së bashku me Ronaldon në Torino midis 2018 dhe 2021, besohet të jetë në listën e dëshirave të gjigantëve sauditë.

Me jo më shumë se gjashtë muaj të mbetur në marrëveshjen e tij, Cuadrado është në gjendje të zhvillojë bisedime me klubet përpara se të bëhet një agjent i lirë në verë.

Cuadrado ka luajtur 20 ndeshje me Juventusin deri më tani këtë sezon, duke kontribuar me katër asistime nga mbrojtja.

Mesfushori kolumbian ka fituar pesë tituj të Serie A gjatë kohës së tij në Itali si dhe katër trofe të Kupës së Italisë.

Ronaldo u prezantua si superylli i ri i Al Nassr në Mrsool Park të martën, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën për të mirëpritur ish-yllin e Manchester United dhe Real Madridit në Arabinë Saudite.

Ronaldo dhe Cuadrado