KFOR heq sot kamionët e barrikadës, mbyllet për 2 orë rruga Mitrovicë - Jarinjë

Policia e Kosovës njoftoi se sot, më 5 janar, "njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda, kamionët e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në vendin e quajtur "Përroi i Zhazhës".

Sipas Policisë, “për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi, një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, kurse në mesditë për rreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë - Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Gjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të riorientojnë trafikun”, thuhet më tej në njoftim.