Indrit Hoxha nis fushatën: Në 14 maj t'i kthejmë qytetarëve bashkinë e Vorës

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shihet përkrah mbështetësve të tij duke thënë se janë gati t'i kthejnë bashkinë qytetarëve të Vorës më 14 maj.

“Sot me demokratet e Vorës nisem fushatën për vitin 2023. Ti kthejmë bashkinë qytetareve te Vorës me 14 maj”, ka shkruar Hoxha.