Muriqi bëhet ‘hero’ për Majorkën edhe në Kupën e Spanjës, jep asist dhe shënon gol në kohën shtesë
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shkëlqyer në ndeshjen kundër Pontevedrës të vlefshme për Kupën e Mbretit në Spanjë.
Ai ka hyrë në lojë në minutën e 82-të teksa pas pak minutash i dhuroi një asist shokut të skuadrës i cili arriti të gjente fundin e rrjetës.
Por Muriqi nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 104-t shënoi golin e dytë për ekipin e tij.
Falë futbollistit kosovar tashmë Majorka është një hap larg kalimit në fazën e 1/16-ave.