Vuçiç: 9 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, pres të 10-in

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se po pret të ndodhë edhe tërheqja e njohjes së dhjetë për Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se nëntë shtete tashmë kanë tërhequr njohjet për Kosovën.

“Kemi nëntë shtete që kanë tërhequr njohjen: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Estwatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet”, ka thënë Vuçiç në konferencën vjetore.

Pretendimet e Vuçiq mbesin të pambështetura si dhe është e paqartë nëse tërheqja e njohjes ekziston si akt në praktikat e marrëdhënieve mes shteteve dhe në të drejtën ndërkombëtare.