Librazhd - Banorët e Spatharit sërish në protestë: Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

Banorët e fshatit Spathar në Librazhd do të dalin sërish në protestë ditën e shtunë në orën 10:00 para Bashkisë në lidhje me mungesën e infrastrukturës rrugore.

Protesta do të jetë sërish për të njëjtën problematikë pasi fshati nuk njeh asnjë investim prej vitesh, edhe pse Partia Socialiste ka ndërruar disa nga drejtuesit e saj në Qarkun e Elbasanit askush nuk ka vënë dorë.

Konkretisht bëhet fjalë për 3 km rrugë që lidh fshatin Spathar me qytetin e Librazhdit.

Ata janë shprehur se janë të vendosur të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave.