Kreu i shërbimeve sekrete të Ukrainës bën deklaratën e fortë: Putin do të vdesë shumë shpejt

Kreu i shërbimeve sekrete të ushtrisë ukrainase, Kirlo Budanov, beson se presidenti Putin vuan nga kanceri dhe do të vdesë shumë shpejt.

Deklaratat i bëri për rrjetin amerikan ABC, duke cituar burime shumë të afërta me presidentin rus.

Rusia fajëson përdorimin e celularëve nga ushtarët e saj për sulmin ukrainas

Thashethemet se presidenti Putin është i sëmurë kanë bërë xhiron e botës disa herë, por për herë të parë një zyrtar ukrainas shfaqet kaq i sigurt për jetëgjatësinë.

Në fakt, pranimi i zyrtarit se Ukraina ka informatorë të afërt me presidentin rus është i bujshëm.

Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve të inteligjencës vazhdoi me pranimin indirekt, por jo të qartë, se Ukraina është e lidhur me sulmet ndaj bazave ajrore ruse brenda territorit të Rusisë.

Kreu i shërbimeve sekrete të ushtrisë ukrainase pret sulme të reja në thellësi të territorit rus, por nuk pranoi përfshirjen e Ukrainës në to.

Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve të inteligjencës vazhdoi me pranimin indirekt, por jo të qartë, se Ukraina është e lidhur me sulmet ndaj bazave ajrore ruse brenda territorit të Rusisë.

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase pret sulme të reja thellë në territorin rus, por nuk pranoi përfshirjen e Ukrainës në to.

Gjatë intervistës ai u pyet për sulmet e bazës ajrore të paktën tre sulme të ngjashme u kryen në dhjetor, i fundit më 26 dhjetor, por ai tha se nuk mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje deri në përfundimit të luftës.