Tmerr në Kinë/ Të vdekurit nga Covid digjen edhe në rrugë

Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video që tregojnë shtrirjen e problemit të koronavirusit në Kinë

Shpërthimi i rasteve të koronavirusit në Kinë, ka rezultuar që shumë njerëz të përfundojnë më pas duke "bllokuar" morgjet, shtëpitë funerale si dhe krematoriumet. Kështu që shumë të afërm të viktimave vendosën të djegin njerëzit e tyre në mes të rrugës. 

Siç vë në dukje në artikullin e saj Daily Mail, shpërthimi i rasteve ndodhi që në momentin kur qeveria e vendit vendosi t'i japë fund zbatimit të politikës së zero rasteve me Covid.

Megjithatë, personat që përfunduan me komplikacionet e Covid-it të grumbulluar në morgjet e spitaleve dhe krematoriumeve kanë përfituar nga kjo situatë dhe po bëjnë punë “të arta”, pasi kanë rritur çmimet për shërbimet që ofrojnë. 

Familjarët e viktimave, siç shihet në imazhet dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, vazhdojnë me djegie të improvizuara të njerëzve të tyre edhe në parqe e sheshe.

Në njërën prej pamjeve, një arkivol druri në anë të një rruge shihet i përfshirë nga flakët, ndërsa në një video tjetër, banorët e Shangait qëndrojnë në një parking dhe shikojnë një djegie të improvizuar. Në të dyja videot trupat janë të mbështjellë me çarçafë ndërsa konturi i tyre vizatohet me një copë shkumës.

Sipas ekspertëve, Kina do të përballet me 2.1 milionë vdekje të tjera në muajt e ardhshëm. Dhe e gjithë kjo ndërkohë që pretendimi i qeverisë Xi është se vetëm 5,000 vdekje janë regjistruar që nga përfundimi i politikës "zero COVID".