Makinat janë bërë copash/ Pamje të rënda nga aksidenti në Dibër

Syri.net sjell pamje nga aksidenti tragjik i ndodhur në Rrugën e Arbrit pasditen e sotme. 

Dy automjete u përplasën kokë më kokë në vendin e quajtur 'Ura e Çerenecit', pranë Bulqizës. 

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për tre persona, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, dy autoambulanca si dhe shërbimi zjarrfikës. 

Një prej viktimave është nxjerrë me vështirësi nga makina për shkak të dëmtimit të saj.