Aksidenti me tre të vdekur në Rrugën e Arbrit, një nga viktimat ndodhet ende në automjet

Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit shktakoi 3 viktima dhe 4 të plagosur. 

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur Ura e Cerenecit, pranë Gjoricës. 

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të një prej mjeteve. 

Dy nga viktimat janë nxjerrë nga automjetet, ndërsa mësohet se brenda njërës prej tyre ndodhet ende një trup i pajetë. 

Makinat janë bërë copash nga përplasja dhe deri në këto momente është e pamundur për nxjerrja e trupit të viktimës.