VIDEO/ Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, tre të vdekur nga përplasja e makinave

Tre të vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në Rrugën e Arbrit. 

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Cerenecit, pranë Gjoricës. 

Identiteti i viktimave dhe të plagosurve nuk bëhet i ditur.

Syri.net mëson se dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe përplasja ka qenë e fortë. 

Makinat e përfshira në aksident, siç shihet edhe në pamjet që sjell SYRI janë shkatërruar plotësisht. 

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të një prej mjeteve.