'Jo si cjapi te kasapi në 14 maj'/ Bledian Koka: Opozita intelektuale nuk pi më ujë, të ndryshohet strategji

Gazetari Bledian Koka thotë se opozita duhet të ndryshojë strategji në raport me qëndrimet e saj ndaj mazhorancës. 

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, Koka tha se opozita nuk duhet të shkojë drejt 14 majit si "cjapi te kasapi". 

Ai tha se opozita intelektuale, parimore dhe fjalimet në Parlament nuk pijnë më ujë. 

"Nëse opozita do të shkojë si cjapi te kasapi në zgjedhjet e 14 majit, nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ajo që ne kemi parë në zgjedhjet e fundit. Tregues është "tërmeti" i famshëm i 2017 që kaloi sikur s'kishte ndodhur asgjë, pak ditë mbylljes së vitit të ri, u mbyllën hetimet poër dosjen e Dibrës. Dhe një nga autorët e dosjes 184 që dilte në përgjime sot është ministër i Drejtësisë. Gjërat janë ngërthyer keq. Nëse nuk i jepet një grusht i fortë malit që nuk bëzan, atëherë unë mendoj se duhet të përsërisim të njëjtin eksperiment si gjatë 3 mandateve të Ramës meshpresën se mund të marrim një rezultat të ndryshëm. Në shkencë kjo quhet çmenduri. Duhet ndryshuar strategjia e komunikimit me qytetarët, por edhe raportit që ka opozita me qeverinë. Opozitë intelektualë, parimore, qëndrestare thjeshtë me fjalime në Parlament mendoj se nuk funksinon më dhe nuk pi më ujë", tha Koka.