Aksident në Rrugën e Arbrit, dyshohet për viktima dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit pasditen e kësaj të mërkure. 

Ngjarja është regjistruar në afërsi të Gjoricës, në vendin e quajtur Ura e Cerenecit. 

Dyshohet se nga aksidenit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa raportohet edhe për të plagosur. 

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy autoambulanca nga spitali i Bulqizës.