Kontrata skandaloze për satelitët/ 7.5 milionë euro për të numëruar pemët

Syri TV ka siguruar kontratën paraprake të qeverisë shqiptare për shërbimin satelitor të emëruar Albania 1 dhe Albania 2. Në total shërbimi do të kushtojë 5.5 milionë dollarë për tre vite dhe 7.5 nëse do të vendoset që satelitët të përdoren për 4 vjet. Nga kontrata mësohet se Shqipëria do të përfitojë të dhëna sa i takon numrit të pemëve të mbjella, sipërfaqeve të djegura dhe panoramën e ndërtimeve në të gjithë vendin.

Syri Tv

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi lëshimin në hapësirë dy satelitët shqiptarë, Albania 1 dhe 2, por në mungesë të plotë të transparencës lidhur me kostot dhe mënyrën e operimit të tyre.

Por ndërsa qeveria refuzon të japë informacion dhe nuk ka publikuar kontratën  e plotë, Syri Televizion ka siguruar kontratën paraprake, ku parashikohen kostot, dhe zonat e shërbimit të 2 satelitëve.

Në kontratën përfundimtare e cila mbahet e fshehtë nga qeveria, duket se ka ndryshuar numri i viteve dhe shuma, por shërbimet janë të njëjta.

Kështu në kontratën paraprake theksohet se çmimi për një afat 3-vjeçar të përdorimit të satelitëve do të jetë 5.5 mln dollarë dhe nëse kontrata zgjjatet edhe me një vit tjetër, pra për një peridhë 4 vjecare, kostoja shtohet me 2 mln dollare, dhe totali arrin në 7.5 mln dollar.

Konkretisht, sipas tabelës sqaruese të çmimeve për këtë shërbim. Viti i parë i pagesës përfshin 2,000,000 $, Viti i 2 pagesës 1,750,000 $, Viti i 3,  1,750,000 $ Dhe Viti 4 i pagesës, në rast të zgjatjes së kontratës, shkon në 2,000,000 dollarë. Ndërkohë në kontratën e siguruar nga Syri Tv, përcaktohen fushat se ku do të operojnë këto dy statelitë.

Në kontratë citohet parimisht se satelitët, do të shërbejnë për 1. Llogaritjen e Indeksit të Vegjetacionit, 2. Identifikimi dhe Klasifikimi i Zonës Bujqësore; 3. Gjenerimi i vektorit të gjurmës së ndërtimit; për ndërtimet paleje, 4. Analiza e zonave të prekura nga zjarri i pyjeve; Si dhe Analizën e trafikut të automjeteve. 

Në kontratën paraprake citohet se Pas ekzekutimit të plotë të kësaj Marrëveshjeje, KLIENTIT do t'i jepet akses i menjëhershëm për të përdorur analizën e imazheve që vijnë përmes dy satelitëve, dhe klienti, që në rastin konkret është qeceria shqptare ka të drejtën e emertimit të tyre në gjuhën shqipe. 

Ndërkohë më herët SPACE X publikoi listën me mbi 110 ngarkesa me satelitë,  por ku Shqipëria nuk është përmendur. Space X raporton se Klienti më i madh për sa i përket numrit të satelitëve, ishte Planet, i cili kishte në bord 36 satelitët e tij të imazhit SuperDove.