Ndahet nga jeta ish-presidenti i klubit anglez

Ish-presidenti i West Ham, David Gold, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit anglez.

“Me pikëllim të thellë West Ham United konfirmon se kryetari i përbashkët David Gold ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes pas një sëmundjeje të shkurtër”, shkruhet në njoftimin e klubit.