Kievi shpallet qytet nderi, si më i mirë në botë

Kievi është shpallur “Qytet Nderi më i Mirë i Botës 2023” në renditjen e fundit të publikuar nga agjencia Resonance.

Sipas medieve të huaja,Resonance është agjenci konsulente në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe zhvillim ekonomik me zyra në SHBA, Kanada dhe Singapor.

“Kryeqyteti historik i Ukrainës është feneri urban i guximit dhe qëndrueshmërisë që udhëheq një komb sfidues kundër një agresori vrasës. Është, si pjesa tjetër e Ukrainës, një vend i guximit të pashtershëm përballë tragjedisë së përditshme”, tha agjencia.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko e mirëpriti vendimin.

“Ekspertët … vunë në dukje zhvillimin e rëndësishëm të infrastrukturës së qytetit gjatë 10 vjetëve të fundit – krijimin e parqeve dhe shesheve të reja dhe përmirësimin e të vjetrave, rregullimin e parkimit, përditësimin e mjeteve lëvizëse të transportit komunal. Kyiv sot është zemra e Evropës. E cila vazhdon të luftojë – për jetën, për zhvillim, për bukurinë e qytetit dhe komoditetin e banorëve të tij”, u shpreh ai.

Renditja e titulluar “Top 100 qytetet më të mira në botë në vitin 2023 për të jetuar, punuar, investuar dhe udhëtuar”, gjithashtu pa Londrën të zërë vendin e parë, me Parisin, Nju Jorkun, Tokio dhe Dubain që përmbyllnin pesëshen e parë. /Telegrafi/