Moderatorja ironizon personazhet e 'BBV2': Dikush t’i informojë mbi diferencën e termit ‘VIP’ dhe ‘artist’

Moderatorja Fjoralba Ponari ka shpërthyer në një postim në rrjetet sociale pas episodit të mbrëmjes së kaluar të "Big Brother VIP 2", ku u fol për bullizmin dhe shëndetin mendor.

Ponari shkruan se personazheve që janë brenda shtëpisë së "Big Brother VIP 2", dikush duhet t'u shpjegojë diferencën e termave “VIP” dhe “artist”.

Gjithashtu nënkupton se kanë nevojë për shpjegim edhe për sa i përket bullizmit, homofobisë, shëndetit mendor dhe kërkon që të mos cenohen të drejtat minimale njerëzore.

“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave 'VIP' dhe 'Artist'? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike njerëzore!”, shkruan Ponari.