‘Shkundje në Policinë e Shtetit’/ Kadillari: Priten shkarkime, përjashtime dhe arrestime

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetarja Aulona Kadillari ka folur për sfidat e drejtësisë dhe rendit, mes alarmit për rritjen e krimit shqiptar në botë.

Gazetarja Kadillari ka paralajmëruar se në Policinë e Shtetit do ketë shkarkime përjashtime, biles edhe arrestime brenda kësaj strukture.

Kadillari: Sapo ka nisur një shkundje brenda organizatës së Policisë së Shtetit. Ky është vetëm fillimi të dala në mënyra spontane. Mendohet se para se Velo të arrestohej është bërë një trantativë që të vetëdorëzohej  pasi të gjitha provat e implikonin në vrasjen e Papës. Duke pasur parasysh se babai i tij ka qënë punonjës i policisë dhe nuk është arritur marrëveshja për vetëdorëzim ai është arrestuar me vendim të gjykatës. Dilaver Velo nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi është denoncuar për zgjedhjet e 2021 nga PD si i implikuar. Me katër akuza penale Dilaver Velo ai ka vijuar të jetë në Policinë e Shtetit.

Burim i sigurt është se do të kemi një shkundje të Policisë së Shtetit, do ketë shkarkime përjashtime besoj edhe arrestime të punonjësve të Policisë së Shtetit. Do kemi realisht shkundje brenda Policisë së Shtetit.

Të gjithë punonjësit e policisë që janë denoncuar në media kohët e fundit janë përjashtuar, pezulluar apo edhe ulje në gradë.