FOTO/ Zbulohet identiteti i autorit që ekzekutoi biznesmenin Edmond Papa në Tiranë

Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.

Mësohet se Bode ka emrin e tij të dytë, teksa më herët ka mbajtur emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë e ka ndërruar para disa vitesh.

44-vjeçarit është shpallur në kërkim nga policia, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar.

Burime për Syri TV bëjnë me dije se ai është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar.

LEXO:

Detaje/ Kamera e lavazhit zbuloi autorët e vrasjes së Edmond Papës, ekzekutori e priti në ‘Smart’