Irani ‘fal’ tre protestues, dënon dy të tjerë me vdekje

Gjykata e Lartë e Iranit ka anuluar dënimin me vdekje për tre të pandehurit që dyshohet se kanë luajtur rol në vrasjen e një oficeri të sigurisë, por konfirmoi dënimin me vdekje për dy të tjerë në këtë rast. Amir Hashemi, drejtor i marrëdhënieve me publikun në Gjykatën e Lartë, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter më 3 janar se në bazë të vendimit të gjykatës, dënimi me vdekje për Hamid Qarahasanlou, Hossein Mohammadi dhe Reza Aria anulohet për shkak të një defekti në hetim.

Megjithatë, gjykata hodhi poshtë ankesat e Mohammad Mahdi Karmi dhe Seyed Mohammad Hosseini, duke konfirmuar dënimin e tyre me vdekje – që vjen nga i njëjti incident.

Autoritetet kanë akuzuar 16 protestues se kanë shkaktuar vdekjen e një anëtari të forcës paraushtarake Basij gjatë protestave anti-qeveritare.