‘Fituesja e vërtetë…’/ Jurgen Bala reagon pas finales së ‘DWTS’

Pas motrës së Megi Pojanit, ka ardhur edhe një reagim nga partneri i saj në kërcim, Jurgan Bala, në lidhje me spektaklin “Dancing With the Stars”. Teksa ka publikuar një album në Instagram me foto dhe video nga performanca e tyre e fundit, Jurgeni shkruan: “Mbretëresha. Fituesja e vërtetë siç të gjithë e dini që nga dita e parë.”

Megi Pojani duket se nuk është e kënaqur nga rezultati i finales së “Dancing With the Stars” dhe për këtë nuk kemi dyshime.

Ajo shpesh ka shprehur që në nisje të spektaklit të kërcimit që synimi i saj është të fitojë, madje bëri një “fushatë” mjaft të “fuqishme”. Mirëpo fitues u shpallën Sara Hoxha dhe Luixhino dhe madje Megi Pojani nuk ka qenë as në afterparty-n që u zhvillua me produksionin dhe konkurrentët, menjëherë pas finales. Arsyen për këtë vendim e ka zbuluar së fundmi motra e saj, Marsela Pojani.

Gjatë një ‘ask me a question-i’ që ka zhvilluar së fundmi, motra e Megi u pyet: “A ishte Megi te afterparty i “DWTS”

Marsela e ka postuar pyetjen e ndjekësit teksa përgjigjet duke shkruar se Megi nuk ka qenë në afterparty-n e “Dancing With the Stars” dhe shton: “Jo, nuk ishte dhe është ok. Je antipatike për të tjerët sepse s’mund të gëzosh kur ke menduar për çdo f*cking gjë dhe s’ke bërë thjesht kërcimin. Megi nuk ishte një konkurrente që delirisht mendonte se duhet të fitonte, kur je star of the shoë, sigurisht që bllokohesh”

Ndërkohë vetë Megi Pojani nuk ka bërë ende asnjë reagim publik, as në rrjetet sociale, e as intervista. Mbetet për t’u parë nëse Megi do të thojë fjalën e saj.