Modestisht Kejvina tregon fitimet e saj mujore

“Big Brother Vip Albania” po servir çdo gjë që në ditët e para. Nuk kanë munguar që nga sherret, ofendimet, pëlqimet apo bisedat e ndryshme midis banorëve.

Së fundmi Kejvina, Luizi, Tea dhe Genti kanë qenë duke qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit ku si “shqiptarë” që janë kanë hapur muhabetin e pagave.

Sa paguhet njëri dhe sa paguhet tjetri. Pa u vendosur fare në siklet, Kejvina Kthella ka treguar shifrat e larta që paguhet si modele në Shqipëri dhe në Itali.

“Minimumi 6000-7000 euro në muaj. Marr disa kontrata”, është shprehur ajo.

Në këtë bisedë diçka tregoi edhe Tea Trifoni, por pa përmendur shifra.

Tea foli për projektet që ka fituar pasi u bë e njohur falë pjesëmarrjes në programin e dashurisë “Për’puthen”.

Ajo ka treguar edhe për eksperiencën si moderatore në “Goca dhe Gra”, ndërsa shprehet se “i ka ecur mirë”.