SYRI TV/ 12 lindje për vitin 2023 në Elbasan, rreth 100 lindje më pak se në 2022

Viti 2023 në Elbasan ka nisur me 12 lindje të reja. Ndërkohë, nga viti në vit është vënë re se numri i lindjeve ka rënë me rreth 100 fëmijë më pak. Shkaqet kryesore mbeten ato të mundësie ekonomike dhe emigrimi.

Nga SYRI TV

Në qytetin e Elbasanit çdo vit lindin  100 fëmijë më pak  e ku shkak kryesor mbetet emigrimi dhe planifikimi familjar. Çdo familje e re  planifikon numrin e fëmijëve që do të ketë.

Në vitin 2023 kemi 12 lindje të reja. Fëmija i parë në Elbasan lindi në orën 3:40 dhe është vajzë.

Ky fakt pranohet dhe nga Olgert Alla, shefi i repartit të obstretikës, i cili tha se në vitin 2022 kanë lindur 1200 bebe,  në vitin 2021 - 1300 bebe dhe në 2020-ën,1350 bebe e shkaku kryesor mbetet emigrimi dhe planifikimi familjar. Çiftet e reja planifikojnë jo më shumë se 2 ose 3 fëmijë.

Çiftet e reja çdo ditë e më shumë duan sa më pak fëmijë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike dhe kostos së lartë të rritjes.