VIDEO/ Ronaldo mban stërvitjen e parë me Al Nassr, ovacione nga publiku në çdo top të prekur
Pas prezantimit spektakolar, Cristiano Ronaldo ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën arabe Al-Nassr.
Stërvitja është zhvilluar në stadiumin e mbushur me shikues që kishin ardhur për prezantimin e CR7.
Çdo prekje e topit dhe gol në stërvitje nga Ronaldo është përcjell me ovacione nga publiku.
Cristiano Ronaldo has joined his Al Nassr teammates for his first-ever training session with them. pic.twitter.com/Xnh3Iy0XyC
— Insider News (@InsiderNewsKe) January 3, 2023
Në stërvitje ishin edhe emra të tjerë të njohur futbollit botëror si Vicente Abuobakar, David Ospina, Luis Gustavo, Talisca e të tjerë, me të cilët Ronaldo do të ndajë fushën.
Aventura e Ronaldos tek Al-Nassr tashmë ka nisur edhe zyrtarisht dhe ai pritet të jetë në fushë nga ndeshjet e ardhshme.