SYRI TV/ Lezhë, lagjia ‘Nënë Tereza’, pa ujë të pijshëm, banorët e blejnë

Një pjesë e lagjes “Nënë Tereza” në Lezhë vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehen se kanë vetëm 2 orë në ditë furnizim me ujë, ndërsa detyrohen ta blejnë atë. Pavarësisht ngritjes së problemtaikës nëpër institucione, nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Syri tv

Një pjesë e banorëve të kësaj lagjeje furnizohet vetëm një orë në ditë, ndërsa edhe ai pak ujë që rrjedh në çezma kanë frikë ta konsumojnë. Në këto kushte banorët janë të detyruar ta blejnë atë duke rritur kostot e tyrë të jeteses.

Sipas banorëve situata më e veshtirë bëhet gjatë stinës verës, kur nevojat për konsum janë shumë herë më të larta.

Megjithë premtimet e herëpashershme për furnizim ujë 24 orë, ujësjellësi Lezhë ende nuk ka konkretizuar asnjë projekt në zonë.