Mirëpo, të gjithë vunë re një detaj nga kampi stërvitor i parisienëve. Kylian Mbappe, lojtari i kombëtares franceze që luajti kundër Messit në finalen e Kupës së Botës, nuk ishte prezent.

Ndonëse Mbappe shënoi tre gola dhe ishte i saktë nga penalltitë, sërish nuk i solli gëzim në fund të lojës. Mediat franceze raportuan se francezi me siguri kishte arsyetim për mungesën e tij në këtë ceremoni të vogël.

Tashmë dihet se ai mori një pushim nga klubi për një periudhë të caktuar, kështu që dje ishte në ndeshjen e ligës së NBA në SHBA.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/04/auto_fgthftr1672837518.jpg", "width": 900, "height": 661 } }

VIDEO/ Messi u prit me 'tunel' te PSG, Mbappe shkaktoi polemika të shumta

Futbollisti argjentinas Lionel Messi u prit me breshëri në Paris Saint-Germain pasi iu dha një pushim deri në Vitin e Ri për shkak të Kupës së Botës.

Kapiteni argjentinas nuk ishte në listën e klubit në dy ndeshjet e para pas pushimit dhe PSG-së iu desh të luftonte pa të.

Së fundmi parizienët humbën 3-1 ndaj Lens, por sot në stërvitje kishte fytyra të buzëqeshura dhe një Messi të lumtur.