Paralajmëron Ukraina: Tri anije ruse janë në gatishmëri luftarake në Detin e Zi

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se tri anije ruse janë në gatishmëri në Detin e Zi.

Autoritetet në Ukrainë kanë paralajmëruar se Rusia vazhdon të kontrollojë komunikimet detare.

“Ka tre anije armike në Detin e Zi në gatishmëri luftarake në Detin Azov. Armiku vazhdon të kontrollojë komunikimet detare duke mbajtur gatishmërinë luftarake. Federata Ruse vazhdon të shkelë Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Jetës së Njeriut në Det 1974 (SOLAS), duke çaktivizuar sistemet e identifikimit automatik (AIS), në anijet civile në Detin Azov”.