Pse Megi Pojani vendosi të mos shkojë në 'afterparty-n' e 'DWTS?'

Megi Pojani nuk është e kënaqur nga rezultati i finales së “Dancing With the Stars” dhe për këtë nuk kemi dyshime. Ajo shpesh ka shprehur që në nisje të spektaklit të kërcimit që synimi i saj është të fitojë, madje bëri një “fushatë” mjaft të “fuqishme”.

Mirëpo fitues u shpallën Sara Hoxha dhe Luixhino dhe madje Megi Pojani nuk ka qenë as në afterparty-n që u zhvillua me produksionin dhe konkurrentët, menjëherë pas finales. Arsyen për këtë vendim e ka zbuluar së fundmi motra e saj, Marsela Pojani.

Gjatë një ‘ask me a question-i’ që ka zhvilluar së fundmi, motra e Megi u pyet: “A ishte Megi te afterparty i “DWTS”

Marsela e ka postuar pyetjen e ndjekësit teksa përgjigjet duke shkruar se Megi nuk ka qenë në afterparty-n e “Dancing With the Stars” dhe shton: “Jo, nuk ishte dhe është ok. Je antipatike për të tjerët sepse s’mund të gëzosh kur ke menduar për çdo f*cking gjë dhe s’ke bërë thjesht kërcimin. Megi nuk ishte një konkurrente që delirisht mendonte se duhet të fitonte, kur je star of the show, sigurisht që bllokohesh”.