'Kur unë shëtisja botën ti haje fara poshtë pallatit'/ Kejvinës nuk i del inati me Efin

Kejvinës duket se nuk poi del ende inati ps përplasjes që pati me Efin gjatë natës së Prime-it.

Pas spektaklit, modelja ka biseduar në oborr me Tean dhe ka treguar se ajo dhe ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ nuk janë në të njëjtin nivel.

Modelja ka kritikuar intelektin e Efit, ndërsa nuk nguroi të imitonte dhe disa sjellje të saj.

“Nuk ma mbush dot ti mua mendjen e goc, kur ke qenë ti duke ngrënë fara poshtë pallatit, unë kam qenë duke shëtitur botën. Ky është ndryshimi. Se duket diferenca sa hap gojën”, shprehet Kejvina.

Nërsa Tea shtoi: “Duket mënyra si je rritur, çfarë edukate ke marrë, çfarë vlerëson dhe çfarë jo”.

Kujtojmë se sherri mes dy vajzave për shkak të gjuhës së përdorur brenda shtëpisë nga disa prej banorëve, ç’ka solli që Vëllai i Madh të merrte një vendim duke i dërguar të gjithë banorët të shkojnë këtë javë në nominim.