Bashkëshortja e Messit reagon ndaj postimit të Shakirës në Instagram

Komenti i Antonela Roccuzzos tregoi se anën e kujt ka mbajtur bashkëshortja e Messit kur ylli i popit Shakira (45 vjeç) dhe ish-profesionisti i Barçës Gerard Pique (35 vjeç) vendosën të ndahen.

Në një postim prekës në Instagram, Shakira ka dhënë informacione për ndjenjat e saj në fillim të vitit.

Ndër të tjera këngëtarja ka shkruar:

“Edhe nëse dikush na ka mashtruar, duhet të vazhdojmë të kemi besim. Përballë përbuzjes, ne duhet të vazhdojmë të vlerësojmë veten. Sepse ka më shumë njerëz të mirë sesa keqbërës. Njerëz më të ndjeshëm se dembelë. Ka më pak që shkojnë dhe më shumë që qëndrojnë pranë nesh.”

Mashtrimi dhe mungesa e vlerësimit - dy tregues të qartë të ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj Piqué.

Këtë ndoshta e kanë kuptuar edhe mbështetësit e bukuroshes kolumbiane pasi mbi dy milionë njerëz e pëlqyen postimin.

Një nga komentuesit ishte dhe bashkëshortja  e Messit, Antonela Roccuzzo e cila ka vendosur tre emoji me zemër të kuqe poshtë postimit të Shakirës.

Messi dhe Pique luajtën së bashku në FC Barcelona për rreth dhjetë vjet dhe festuan suksese të mëdha.

Messi bëri bujë me largimin e tij tek Paris Saint-Germain ndërsa Pique bëri bujë me divorcin vitin e kaluar.

Për dymbëdhjetë vjet, Shakira dhe futbollisti ishin një çift magjepsës dhe kanë dy djem së bashku.

Por ish-mbrojtësi mësohet se e ka tradhtuar këngëtaren e ("Waka Waka", "Hips Don't Lie") dhe thuhet se kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes.

Në shtator, Shakira komentoi ndarjen duke e cilësuar si një nga historitë “më të errëtat e jetës së saj”.

Tani këngëtarja theksoi se është optimiste për të ardhmen:

“Lotët tanë nuk shkojnë kot, ato ujitin tokën në të cilën lind e ardhmja dhe na bëjnë më njerëzorë që të vazhdojmë të dashurojmë në mes të dashurisë”.