Shpopullimi masiv/ Berisha: Kartolina e Vitit të Ri për Edi Ramën

Mediat britanike njoftuan në fillim të vitit se numri i atyre që kanë kaluar me gomone përmes Kanalit Anglez i ka kapërcyer 45 mijë persona. Ky është një rekord i frikshëm për vitin 2022. Më shumë se një e treta e tyre thuhet se janë shqiptarë. Për ironi të fatit, tre dekada më pas, shqiptarët janë rikthyer të jenë njerëz që largohen me gomone nga vendi i tyre.

Mediat angleze raportojnë masivisht se shkak për largimin e shqiptarëve është varfëria, korrupsioni dhe krimi. Por ndërkohë, fajtori kryesor për këtë shpopullim ekstrem, kryeministri Edi Rama, vazhdon të qeverisë i pashqetësuar për këtë eksod historik.

Për të portretizuar më së miri qeverisjen e kryeministrit Edi Rama në vitin 2022, mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell karikaturën simbol: Gomone ‘Albania’.

Karikatura u publikua edhe nga kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha. “Kartolina e Vitit të Ri për Edi Ramën!” shkruan Berisha.